Qeveria e Britanisë jep lajmin e mirë për tifozët e Chelseat

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka ndryshuar licencën e përgjithshme të dhënë për Chelsean duke njoftuar se klubi tani do të lejohet të shesë bileta për ndeshjet jashtë vendit dhe ndeshjet e kupës.

“Bluve” iu ndalua të shisnin bileta pasi pronari Roman Abramovich u sanksionua për lidhjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin.

Por qeveria tani ka vendosur një normë të veçantë për tifozët për ndeshjet e kupave dhe ndeshjet e kategorisë së femrave me kusht që Chelsea të mos i marrë këto të ardhura.

“Qeveria ka bërë sot ndryshime në licencën për klubin e futbollit Chelsea, në mënyrë që tifozët të kenë mundësi të aksesojnë biletat për ndeshjet jashtë, ndeshjet e kupave dhe ndeshjet e kategorisë së femrave”, ka thënë Ministri i Sporteve në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Huddleston

“Unë do të doja të falënderoja tifozët për durimin e tyre ndërsa ne jemi angazhuar me autoritetet e futbollit për ta bërë të mundur këtë. Që kur Roman Abramovich u shtua në listën e sanksioneve të Britanisë së Madhe për lidhjet e tij me Vladimir Putinin, ne kemi punuar fuqishëm për të siguruar që klubi të vazhdojë të luajë futboll, duke siguruar që regjimi i sanksioneve të vazhdojë të zbatohet”.

Amendamenti do të thotë se tifozët e Chelseat do të jenë në gjendje të blejnë bileta për ndeshjet e ardhshme jashtë Premier Ligës, me të ardhurat që do shkojnë në arkat klubit vendas.

Tifozët vizitorë do të jenë gjithashtu në gjendje të blejnë bileta për ndeshjet e mbetura të Chelseat në Premier Ligë dhe parat do të shkojnë në konton e Federatës së Anglisë.

Për ndeshjet e ardhshme të FA Cup dhe Ligës së Kampionëve, tifozët do të mund të blejnë bileta me të ardhurat e mbledhura nga organizatori përkatës i kompeticionit ose klubi vendas.

Qeveria ka bërë një përjashtim për ndeshjet e Superligës së Femrave për të lejuar tifozët të blejnë bileta në shtëpi dhe jashtë, për shkak të rrezikut që ndeshjet të luhen me tribuna të zbrazëta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Boçvarski paralajmëron mundësinë e uljes së çmimeve në pikat pagesore

Story i radhës

Dua Lipa “rrëmben” dy çmime të rëndësishme

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish