Qeveria do të vendos për udhëtime në rajon pa test PCR

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Qeveria në seancën e sotme, duhet t’i shqyrtojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të marrë vendim për udhëtim në vendet e rajonit, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pa teste PCR.

Siç informoi Ministria e Shëndetësi, Komisioni për Sëmundje Infektive dje propozim vendimin për hapjen e kufijve me vendet e theksuara pa test PCR, e solli dje, në bazë të analizave, sipas së cilës për momentin nuk ka indikacione, gjegjësisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara në vend me KOVID-19 nga këto vende. Sipas kësaj, nuk ka rrezik dhe është e sigurt hapja e kufijve. Njëherit tregohet se  në Bashkimin Evropian të gjithë kufijtë e lëvizjes janë pa test PCR.

Argumentet e Komisionit do të paraqiten sot para Qeverisë në seancën e saj të rregullt nga ministri Venko Filipçe, pas së cilës Qeveria do të marrë vendim, por kryeministri Zoran Zaev pret që kjo t’i referohet vetëm udhëtimeve të domosdoshme.

“Nuk dëshirojmë të jemi të izoluar nga rajoni, nëse rajoni është i hapur, atëherë duhet të jemi edhe ne. Jemi vend i vogël, jemi të lidhur me rajonin për përvoja shëndetësore dhe në pjesën e ekonomisë. Jemi tejet pozitivë kur ekspertët nga Komisioni japin sugjerime, por gjithsesi ato do të jenë udhëtime – po, pa PCR, por vetëm kur është e domosdoshme, deklaroi Zaev pas ngjarjes, me të cilën u shënua Dita botërore e arsimtarëve.

Theksoi se bëhet fjalë për inciativë rajonale, ndërsa rajoni, siç tha, është i vogël me numra përafërsisht të njëjta të të infektuarve.

“Më dominant është tërë fokusi që çdo vend të jetë në mbrojtjen personale sesa në lidhjen kolektive. Jemi të gjithë të frikësuar nga numrat që po rriten dhe dëshirojmë t’i respektojmë ekspertët në sferën e shëndetësisë. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi tanimë janë të hapura, Presim përgjigje nga Serbia, Bullgaria”, shtoi Zaevi.

Qytetarët vendas aktualisht nga vendet në rajon mund të udhëtojnë pa test PCR vetëm në Shqipëri dhe Turqi. Kohët e fundit, Greqia zgjati vendimin deri më 12 tetor për kufijtë tokësorë dhe për ndalimin e hyrjes së shtetasve të vendeve të treta. mb/

Ngjarja paraprake

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Ngjarja e ardhëshme

Protestë e madhe në Minsk, kërkohet lirimi i të burgosurve politikë

të fundit nga