Qeveria do të diskutojë për ribalanc të Buxhetit

Shkup, 4 tetor 2020 (MIA) – Qeveria sot do ta mbajë mbledhjen e saj të rregullt të tetë, me disa pika të rendit të ditës nga programi i vet për punë dhe me interes të qytetarëve, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Në këtë mbledhje të Qeverisë do të shqyrtohet Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

Me propozim të Ministrisë së Financave në mbledhje do të shqyrtohet edhe Propozim – ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kthim të një pjese të tatimit të vlerës së shtuar për personat fizik, qëndron në kumtesë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për këtë mbledhje në rend dite e parashtroi për shqyrtim Propozim – programin për ndryshim të programit për realizim dhe zhvillim të veprimtarisë në standardin studentor për vitin 2020. Mbledhja e tetë e Qeverisë është paraparë të fillojë në orën 18:00. ab/

Ngjarja paraprake

Disa pjesë të Karposhit nesër pa ujë

Ngjarja e ardhëshme

KRRE: Pohimet e VMRO-DPMNE-së për lartësinë e rrogës së Bislimovskit janë të pasakta dhe të rrejshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian