Qeveria do ta mbajë seancën e nëntë

Shkup, 6 tetor 2020 (MIA) – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 9-të, me më tepër pika në rend të ditës nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve, kumtoi pres-shërbimi për informim i Qeverisë.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria do të shqyrtojë Propozim-programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mbështetje financiare në bujqësi për këtë vit, me të cilin sillet një nën-masë shtesë për pagesa të drejtpërdrejta për prodhimin dhe dorëzimin e këtyre llojeve të rrushit: smederevka, vranec, burgundec i zi, stanushina, kratoshija, zhillavka dhe kadarka, në kapacitetet e regjistruara për prodhimin e verës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas konkluzionit të miratuar më herët.

Në mbledhje do të shqyrtohet edhe Propozim – vendimi për përcaktimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 si hap i parë në zbatimin e procesit për planifikim strategjik 2021-2023 dhe operacionalizimin e Programit për punën e Qeverisë në periudhën 2020-2024.

Mbledhja e 9-të e rregullt e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të fillojë në orën 12:00. mb/

Ngjarja paraprake

Seanca e Qeverisë, në ora 12:00

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

SHBA kërkon nga afganët të shfrytëzojnë mundësinë për paqe

të fundit nga