Qeveria aprovoi vazhdimin e grejs periudhës së kredive nga FPK

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Në mbledhjen e sotme të qeverisë ishte miratuar vendimi për vazhdimin e afatit të pagesës te kreditë nga Fondi i Posaçëm i Kredive (FPK) Kovid-1, gjegjësisht nga Fondi për Efikasitet Energjetik, gjegjësisht vazhdimin e grejs periudhës jo më shumë se tre muaj, si dhe vazhdimin adekuat të afatit të pagesës së principalit jo më shumë se tre muaj.

Nga shërbimi për informim i Qeverisë bënë të ditur se me propozim të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Qeveria sot e shqyrtoi Informacionin për nevojën për vazhdimin e afatit të pagesës së kredive nga Fondi i Posaçëm i Kredive (FPK) Kovid-1, gjegjësisht nga Fondi për Efikasitet Energjetik mjetet e të cilit plasohen nën kushtet e FPK.

“Qeveria e angazhoi Ministrinë e Financave që të lidhë Aneks për Marrëveshjen për administrim të fondit të posaçëm të kredive nr.21-307/1 prej  24.01.2011 me të cilin do të mundësohet, me kërkesë të shfrytëzuesve të aprovojë vazhdimin e grejs periudhës jo më shumë se tre muaj, si dhe vazhdimin adekuat të afatit të pagesës së principalit jo më shumë se tre muaj”, informuan nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Njëherësh, siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, Qeveria e ka angazhuar Bankën Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut që kompanive nga listat 1, lista 3 dhe lista 4 të cilët nuk i kanë lidhur marrëveshjet për kredi dhe nuk kanë vendosur sigurim që t’iu japin afat shtesë prej 10 ditëve për lidhjen e marrëveshjeve për kredi dhe vendosjen e sigurimit, pas çka nëse nuk veprojnë do të konsiderohet se kanë hequr dorë nga lidhja e marrëveshjes dhe fshihen nga listat e kredive të miratuara. fc/

 

 

Ngjarja paraprake

Zëvendëskryeministri Nikollovski u emërua për ndjekjen dhe zbatimin e Kodit të ri për sjellje etike për anëtarët e Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike

Ngjarja e ardhëshme

Kraja: Të gjitha marrëveshjet janë koncesion që Kosova i bën Serbisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian