Qeveria aprovoi organizimin e qëndrimit të vazhdueshëm të nxënësve në shkollat fillore

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Qeveria në mbledhjen e sotme të 7-të aprovoi organizimin e qëndrimit të vazhdueshëm të nxënësve në shkollat fillore për klasat të cilat do të fillojnë mësim me prani fizike, me rekomandim që qëndrimi i vazhdueshëm të organizohet dhe realizohet me nxënës nga paralele e njëjtë dhe nga klasa e njëjtë, pa i përzier paralelet dhe klasat e ndryshme.

Këtë vendim Qeveria e solli në koordinim me Shtabin Kryesor të Krizës dhe në bazë të përfundimeve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, bëri të ditur sot shërbimi për informim i Qeverisë.

Qeveria e pranoi edhe rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që të fillojnë me punë qendrat ditore për persona me nevoja të veçanta me respektim strikt të masave dhe tashmë protokollin e miratuar për punë të qendrave ditore në kushte të epidemisë me Kovid-19. fc/

Ngjarja paraprake

Bottas kërcënon Hamiltonin

Ngjarja e ardhëshme

Qeveria e miratoi protokollin për punë në këndet për lojëra

të fundit nga