Qeveria aktuale duhet t’i ndihmojë shtresat më të rrezikuara shoqërore

Qeveria aktuale me patjetër duhet t’i ndihmojë shtresat më të rrezikuara shoqërore në këtë kohë të shtrenjtimit enorm të jetës.

Jo të sorollatet qeveria me arsyetime banale se qeveritë e kaluara janë fajtore për të gjitha të këqijat me të cilat po ballafaqohen qytetarët, qeverisjen e vendit e ka marrë për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve e jo për t’i akuzuar të tjerët.

Pesë kategori shoqërore në vendin tonë në këtë krizë ekonomike janë shumë të varfra:

1. Pensionistët,

2. Personat me Syndromin Down.

3. Personat përkatësisht familjet në asistencë sociale.

4. Të punësuarit të cilët marrinë rrogën minimale dhe

5 .Nënat e shkurorëzuara nga bashkëshortët, të cilave ligji ua ka besuar mbajtjen dhe edukimin e fëmijëve.

Për fat të keq, të gjitha këto kategori shoqërore janë lënë nën mëshirën e fatit nga të gjitha qeveritë e pasluftës, duke mos e përjashtuar as qeverinë aktuale Kurti, përderisa përveç tjerash kjo qeveri nuk e aprovon Ligjin për rrogat dhe rrogën minimale e cila në rrethanat ekzistuese ekonomiko sociale nuk duhet të jetë nën 400 Euro.

Atyre që gëzojnë rroga të larta, duke filluar nga Ministra, deputetë dhe të punësuar në institucione tjera shtetërore, edukative, shkencore dhe arsimore, duhet bërë me dije se rrogat e tyre krahasuar me të hyrat e 5 ( pesë) kategorive shoqërore të përmendura më lart, iu japin statusin e shtresës së luksit në shoqërinë e vendit tonë.

Në qoftë se Qeveria aktuale, me rastin e aprovimit të Ligjit të pagave dhe pagës minimale, lihen pa përkrahje financiare të pesë kategoritë shoqërore të përmendura më lart, kjo qeveri kurrë më s’ka për t’i fituar zgjedhjet për ta qeverisur vendin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Borrell akuzon Moskën se po i bllokon bisedimet me Ukrainën

Story i radhës

AKEP miraton “në heshtje” shitjet e ALBtelecom dhe ONE

Të fundit nga