Qerimi mbajti kamp me hendbollistet e reja në Ferizaj

Selektori i Kosovës në hendboll (meshkujt), Bujar Qerimi, jep kontributin e tij për zhvillimin e hendbollit tonë në forma të ndryshme.

Legjenda e hendbollit tonë javën e kaluar ka mbajtur një kamp me hendbollistet e reja në qytetin e Ferizajt.

Kampi, gjatë të cilit janë organizuar stërvitje të shumta, është mbajtur në bashkëpunim me klubet e qytetit të Ferizajt, kurse morën pjesë dhjetëra vajza.

Kampi ka zgjatur pesë ditë, ndërsa selektori Bujar Qerimi është asistuar nga djali i tij, Arbër Qerimi. Arbëri është hendbollist i dëshmuar me karrierë të suksesshme. Ai ka luajtur për Belgjikën dhe klube të ndryshme evropiane.

Gjatë kampit, hendbollistet e reja nga Ferizaj kanë punuar me përkushtim dhe kanë shfaqur nivel të kënaqshëm të njohurive për lojën e hendbollit. Selektori Qerimi tashmë po përgatit ekipin universitar të hendbollistëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Selami: Ritje e madhe e të ardhurave në buxhet!

Story i radhës

Selami: Rritje e madhe e të ardhurave në buxhet!

Të fundit nga