“Qeqa” ka një pyetje për Bernard Challandes në lidhje me Mirlind Dakun

Qëndresa Krelani ka mbetur e habitur se si Mirlind Daku nuk ka pranuar ftesë nga Përfaqësuesja e Kosvoës për ndeshjet e marsit.

Komentatorja e njohur “Qeqa” ka shkruar në rrjetin e saj social Facebook se veç në Republikën e Kosovës ndodhë që futbollisti më 25 gola të realizuara të lihet jashtë listës.

Pavarësisht se ende nuk është publikuar zyrtarisht, në mediet tona që nga dje është duke qarkulluar lista e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e marsit.

Në atë listë mungon emri i top golashënuesit në Superligën e Kosovës, Mirlind Dakut, i cili deri më tani ka shënuar 25 gola.

Postimi i plotë i saj (pa ndërhyrje):

“Veq ne Republiken e Kosoves ndodhe qe futbollisti me 25 gola te lihet jashte listes.

Kur e kan pyt legjenden gjermane Muller, “Cili eshte goli me i rendesishem qe e ke dhene ne kariere?”. Muller eshte pergjigjur “Ai qe kalonte vijen e bardhe”

25 here e ka kalu vijen e bardhe, z.Daku! Edhe sa here duhet mi kalu per me u ftu, Z.Challand?”

Image
Ngjarja paraprake

Kontingjenti i vizave të Rregullores së Ballkanit Perëndimor mbetet i pashfrytëzuar

Ngjarja e ardhëshme

Ministria e Arsimit pajtohet për pushim njëjavor në shkolla, vendimin pritet ta merr Qeveria

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian