Qeqa: Ka kohë që nuk e kam parë…

Të dielën (sot) ka përfunduar java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka marrë lidershipin në kampionat pasi fitoi 0:2 ndaj Trepçës ’89 dhe shfrytëzoi barazimin e Dritës ndaj Drenicës (1:1) në Gjilan.

Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani ka thënë se kjo fitore është arritur me vështirësi nga “portokallezinjtë” .

“Ka kohë që nuk e kam parë Ballkanin duke vuajtur për të fituar. Kjo është pak shqetësuese. Trepça ’89 bashkë me Llapin janë të paparashikueshme”, ka thënë gazetarja e njohur në emisionin “Ekipi A” në ATV.

Ngjarja paraprake

Ndeshja Ulpiana – Vitia u shty sot, vendoset orari i ri

Ngjarja e ardhëshme

Dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësim online, situatë e rënduar edhe në shkollat tjera

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian