Qëndron Kastrati ia ngatërron emrin Nol Nushit i thotë Don Lushi

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate Qëndron Kastrati, si duket ia ka ngatërruar emrin bashkëpartiakut të tij Nol Nushit.

Ai e quajti atë “Don Lushi”.

Nuk dihet se a është ndonjë lëshim i tij apo është ndonjë nofkë me të cilin e quajn Nushin.

Kastrati njoftoi në konferencën për media se nga 13 aktivistët e arrestuar të PSD-së gjashtë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Prej 13 të arrestuarve që kanë qenë sot, 6 pre tyre janë dërguar në mbajtje 48 orë, do të thotë kryetari Dardan Molliqaj, sekretarja Teuta Rrusta, Natyra Kuçi, Don Lushi, Genc Sherifi dhe Frashër Krasniqi, sot iu ka mohuar liria për 48 orë me vendim të prokurorit. Sot në shërbim të qeverisë dhe në mungesës së transparencës, policia dhe prokuroria është vendos dhe po tenton ta ndal dhe ndërprenë protestën, reagimin dhe rezistencën ndaj një vendimi të padrejtë. Ne si PSD kërkojmë urgjent që duhet të lirohen edhe këta 6 aktivistë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nesër minim në rrugën në ndërtim Kërçovë – Ohër

Story i radhës

Sulmi nga qentë endacakë, Komuna e Tetovës po shqyrton planin

Të fundit nga