Pakkush e beson realisht dëmin e madh që po i bëhet Shqipërisë dhe futbollit në këto kohë. UEFA është duke përgatitur vendimin që do të sjelli përjashtimin e Kombëtares Shqiptare për 10 vitet e ardhshme nga të gjitha garat, ndërsa edhe ekipet shqiptare nuk do të kenë mundësinë për të luajtur në Europë për të njëjtën periudhë, pa harruar edhe largimin e finales së Conference League nga Tirana në Athinë.
Por nëse nuk e besoni ende një teori të tillë, mjafton të ndalemi në fjalët e Faton Zylbeharit, njeriut që ishte pjesë e suksesit historik të Maqedonisë së Veriut në kualifikimin për në Europian. “Kur ne kemi kaluar një moment të tillë me politikën që kërkonte të ndërhynte, UEFA erdhi dhe ua tha hapur. E doni Maqedoninë e Veriut që të luajë prapë në gara europiane apo jo? Doni apo nuk doni? Kaq pak fjalë thanë në takim”.
Për vetë mënyrën sesi funksionon Qeveria Europiane e Futbollit, askush nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjet e futbollit përveç anëtarëve të saj. E nëse mendohet se kjo ndodh vetëm me Federatat e vendeve të vogla, gaboheni. Greqia e cila vinte si fituese e Europianit kishte një histori të ngjashme në vitin 2008, ku FIFA e detyroi Qeverinë asokohe të kthehej mbrapsht në hapa pasi në të kundërt do të dënoheshin me përjashtim.
Pra nuk ndodh për herë të parë dhe është një shpikje alla shqiptare. Është e njohur tashmë dëshira e Qeveria për të kapur edhe Federatat e Futbollit, e për këtë arsye, UEFA kërkon që anëtarët e saj të jenë tërësisht të pavarur dhe të pa shqetësuar në vendimet që ndërmerren.
Rasti më flagrant ishte ai i vitit 2016. Pas një ndeshje gjysmëfinale në Kupë mes PAOK dhe Olimpiakos, takimi do të ndërpritej pasi tifozët zbritën të fushë dhe të inatosur nisën që të përlesheshin edhe me policinë, duke e kthyer në një fushë be.teje. Në ato kohë ishin zyrtarë të Qeverisë që kërkuan fillimisht ndërprerjen e kampionatit dhe më pas morën vendimin për të hequr përfundimisht Kupën e Greqisë.
Menjëherë ndërhyri edhe FIFA duke ia bërë të qartë Qeverisë se vendi do të përjashtohej nga futbolli ndërkombëtar si në aspektin e Kombëtares dhe në atë të klubeve, nëse nuk do tërhiqeshin. Edhe në këtë rast, Qeveria Greke zgjodhi që të tërhiqej. Por si do të jetë fundi në Shqipëri? Mbetet ta shohim, java e ardhshme do të jetë ethshme.