qendrat per zhvillimin e femijeve ne tetove 5 qendrojne te mbyllura sepse nuk ka personel 670c137197c1a

Qendrat për zhvillimin e fëmijëve në Tetovë. 5 qëndrojnë të mbyllura sepse nuk ka personel

October 13, 2024
1 minut lexim

Qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve, ku u hapën dhanë rezultate të mira. Çelja e tyre fillimisht u bë nga ana e UNICEF-it dhe disa shoqatave joqeveritare, e më pas kaluan në menaxhim të komunës së Tetovës, gjegjësisht çerdhes “Rinia”.

“Qendra për zhvillim të hershëm kemi në fshatin Reçicë e madhe, në shkollën fillore “Migjeni”, në shkollën “Kirili dhe Metodi” dhe në fshatin Brodec njëjtë kemi dhe qendrat që për momentin janë të mbyllura në fshatin Gajre, Lisec, Sellcë; në Shipkovicë funksionon, kjo është si mungesë e personelit. Po kemi bërë kërkesë, kërkesat njëra u dha pozitive për financimet e vjetra për t’u hapur objekti ri dhe për qendrat e hershme”,tha Fatlinda Jaja, drejtoreshë e kopshtit “Rinia”.

Me kalimin e viteve, nga gjithsej 11 qendra mbetën vetëm 6. Tjerat u mbyllën për shkak të mungesës së kuadrit dhe mos miratimit të punësimeve. Në fshatin Sellëcë u hap në 2015-tën ndërsa u mbyll në 2019-tën. Në Falishtë nga 2011 deri në 2017. Në Gajre nga 2017-ta deri në 2022-tën. Në Lisec nuk është hapur për shkak të mungesës se kuadrit, ndërsa në fshatin Saraqinë nuk u hap për shkak të mungesës së kuadrit dhe sepse objekti nuk është i legalizuar.

QENDRAT E HAPURA DHE TË MBYLLURA SHKAKU KUADRIT
Në fshatin Sellcë e hapur në vitin 2015 por e mbyllur prej vitit 2019.
Në fshatin Falishtë e hapur në vitin 2011 por e mbyllur prej vitit 2017.
Në fshatin Gajre e hapur në vitin 2017 por e mbyllur prej vitit 2022.
Në fshatin Lisec e cila nuk është hapur për shkak të mungesës se kuadrit.
Në fshatin Saraqinë për shkak të mungesës së kuadrit dhe objekti nuk është i legalizuar.

Momentalisht në gjashtë qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në komunën e Tetovës procesin parashkollor e ndjekin 124 fëmijë. E mira e këtyre qendrave është se prindërit e vendeve rurale nuk detyrohen t’i sjellin fëmijët deri në qytet.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

pas ndarjes lumbardhi i uroj kaderit me te mirat ne bote 670c128154215
Story i mëparshëm

Pas ndarjes, Lumbardhi: I uroj Kaderit më të mirat në botë

shba ja njofton dergimin e sistemit te avancuar antiraketor ne izrael dhe 95 ushtareve amerikane 670c149b9be4d
Story i radhës

SHBA-ja njofton dërgimin e sistemit të avancuar antiraketor në Izrael dhe 95 ushtarëve amerikanë

Të fundit nga

Kuvendi sërish në pauzë njëorëshe

4 Shkup, 14 maj – Kuvendi sërish nuk mund ta konstatojë rendin e ditës të mbledhjes së 48-të, sepse me kërkesë të deputetit Sasho Jançev nga E Majta është në pauzë deri
ShkoLartë