qendra gjenocidi ne kosove plage e hapur mirenjohese per deputetin suedez per nominimin e feride rushitit 678d1cca75a22

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” mirënjohëse për deputetin suedez për nominimin e Feride Rushitit

January 19, 2025
1 minut lexim

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, i shpreh mirënjohje publike deputetit të Parlamentit të Suedisë, Magnus Jakobsson, për nismën që Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

“Urojmë që ky nominim të kurorëzohet me sukses, sepse zonja Feride Rushiti dhe qendra që udhëheq, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për trajtimin e plagëve të mëdha të viktimave që pësuan nga lufta e viteve 1998-1999”, thuhet në komunikatën për media të QKRMT-së.

Komunikata për media

MBËSHTETJE PUBLIKE PËR NOMINIMIN E ZONJËS FERIDE RUSHITI DHE QKRMT PËR ÇMIMIN NOBEL PËR PAQE

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”, i shpreh mirënjohje publike deputetit të Parlamentit të Suedisë, z. Magnus Jakobsson, për nismën që zonja Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT-KRCT) të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Urojmë që ky nominim të kurorëzohet me sukses, sepse zonja Feride Rushiti dhe qendra që udhëheq, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për trajtimin e plagëve të mëdha të viktimave që pësuan nga lufta e viteve 1998-1999.

Gjenevë, më 19.01.2025

Me respekt të veçantë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Bardhyl Mahmuti, Kryetar

Adnan Asllani, Zëvendëskryetar

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

aksident me vdekje ne vlore 678d136a24207
Story i mëparshëm

Aksident me vdekje në Vlorë

dphm nga e marta reshje lokale shiu ne zonat me te uleta dhe bore ne zonat malore 678d1f9c6a733
Story i radhës

DPHM: Nga e marta reshje lokale shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat malore

Të fundit nga

ShkoLartë