Qenan Ismaili: Urrejtja, terrori dhe dhuna nuk kanë fe, etni, e as racë

Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi në Vjen të Austrisë, që la të vdekur e të lënduar.

“Islami si fe e paqes dënon dhe nuk pranon asnjë akt dhune, që mund të shërbejë për arritjen e qëllimeve të caktuara, përfshirë edhe ato që kryhen në emër të fesë.

Feja islame thërret në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave universale njerëzore, të cilat paraqesin edhe objektivat kryesore të mësimeve profetike e urdhërit të Zotit, e që populli ynë shqiptar e ka ruajtur si vlerë parësore paqën, tolerancën dhe harmoninë ndërfetare.

Urrejtja, terrori dhe dhuna nuk kanë fe, etni, e as racë; ato janë vepra të shëmtuara dhe si të tilla duhet të dënohen.

Paqen e kemi amanet nga All-llahu , çdokush që tradhëton këtë amanet, ka tradhëtuar All-llahun!

Dhashtë Zoti që në këtë botë të mbretërojë paqja dhe dashuria!”, thekson Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili.

Ngjarja paraprake

Transferohen 1 miliardë dollarë në Bitcoin

Ngjarja e ardhëshme

Biden fiton edhe zyrtarisht në Wisconsin, thellon epërsinë e tij ndaj Trump

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian