Që 17 ditë nuk ka raste të reja lokale me COVID-19 në Australi

Victoria në Australi prej 17 ditësh nuk ka të regjistruar as edhe një rast të ri lokal me COVID-19, kurse zyrtarët e këtij vendi po bëjnë të pamundurën që një situatë e tillë pandemike të mos ndikojë në turnirin e tenisit “Australian Open”, që pritet të mbahet gjatë muajit të ardhshëm, shkruajnë mediat atje, transmeton Gazeta Sinjali.

Megjithatë në mesin e sportistëve që kanë
udhëtuar, kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Madje 72 prej tyre që do të marrin pjesën në
turnirin prej 8 deri më 21 shkurt, janë mbyllur në dhomat e hoteleve ku do të
qëndrojnë të mbyllur për dy javë.

Tenistja spanjolle, Paula Badosa është lojtarja e parë që
dje është konfirmuar si rasti i parë që ka rezultuar pozitive në testin e
COVID-19.

Australia ka kaluar më mirë sesa shumica e vendeve të zhvilluara gjatë pandemisë së koronavirusit – kjo për shkak të mbylljes së shpejtë të kufijve, izolimit, karantimit për pasagjerët e huaj si dhe numrin e madh të të testuarve.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Kanë ‘harruar’ se si është të luash në ‘Camp Nou’ – Barcelona tetë ndeshje radhazi si mysafir

Ngjarja e ardhëshme

Ligji për regjistrim te Pendarovski! Presidenti do të konsultojë ekspertë juridik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian