Qazim Laçi është në super

1 minut lexim

Qazim Laçi po përjeton formën më të mirë që kur është transferuar te Sparta Praha.

Mesfushori shqiptar ka fituar vendin e titullarit dhe nëse vazhdon kështu, shumë shpejt do të marrë edhe shiritin e kapitenit.

Pas tre asisteve, një super goli nga goditja e dënimit, mbërrin edhe një tjetër asist i veçantë.

Në ndeshjen e djeshme ku Sparta Praha barazoi 1-1 ndaj Teplice ishte Qazim Laçi që dhuroi asistin.

Lojtari i Shqipërisë fitoi duelin në ajër me dy lojtarë kundërshtarë dhe më pas shoku i ekipit do ta dërgonte topin në rrjetë.

Pavarësisht se është vetëm 1.73 i gjatë, Laçi arrin të mbizotërojë edhe ajrin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Takohen Vuçiq e Orban, flasin për Kosovën

Story i radhës

Rusja kundërshton pushtimin e Ukrainës, një burrë ushtron dhunë ndaj saj

Të fundit nga