Qasja në internet në Rripin e Gazës rikthehet gradualisht

November 1, 2023
1 minut lexim

Pas një pauze 12 orëshe, komunikimi dhe qasja në internet ka filluar të rikthehet gradualisht në Rripin e Gazës, e cila është nën bllokadë dhe bombardime izraelite, transmeton Anadolu.

Kompania Palestineze e Telekomunikacionit publikoi një deklaratë në lidhje me ndërprerjen e plotë të internetit dhe komunikimit në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve izraelite.

Duke u theksuar se qasja në internet dhe komunikimi në Gaza u ndalua nga Izraeli, në deklaratë thuhet se shërbimet e telefonit filluan të ofrohen gradualisht në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.

Ministri palestinez i Komunikimeve dhe Teknologjive të Informacionit, Ishak Sedr, i kishte bërë thirrje Egjiptit të aktivizojë stacionet e komunikimit dhe internetit pranë Rripit të Gazës të bllokuar.

Kompania Palestineze e Telekomunikacionit njoftoi se linjat e komunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës u ndërprenë plotësisht në mëngjes.

Për shkak të sulmeve intensive të Izraelit në Rripin e Gazës së bllokuar, shërbimet e komunikimit të telefonave fiks, celular dhe të internetit në rajon u ndërprenë plotësisht më 27 tetor.

Kompania e Telekomunikacionit njoftoi se shërbimet e komunikimit dhe të internetit u rivendosën gradualisht në Gaza pas dy ditësh.





MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

A do të rritet për 20% çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni?

Story i radhës

Mjekët pa Kufij: Të shqetësuar për “atë që po vjen” në “makthin” e Gazës

Të fundit nga

ShkoLartë