qarkullimi neper rruge te lageshta ndalese per kamione ne disa akse rrugore 6787741eb7ba2

Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa, ndalesë për kamionë në disa akse rrugore

January 15, 2025
1 minut lexim

Shkup, 15 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare. Reshje të dobëta të borës po vërehen në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM.

Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda për arsye parandaluese ka në aksdet rrugore Mavrovë –  Dibër, Tetovë-Kodër të Diellit dhe në qafën malore Strumicë – Berovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ndalohet qarkullimi i automjeteve te renda ne akset rrugore mavrove diber tetove kodra e diellit 6787736ba3b8c
Story i mëparshëm

Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Tetovë-Kodra e Diellit

vodhen picerine ne durres arrestohet nje nga autoret momenti kur hajduti hyn brenda dhe mbush xhepat me para 6787790b969dd
Story i radhës

Vodhën picerinë në Durrës, arrestohet një nga autorët! Momenti kur hajduti hyn brenda dhe mbush xhepat me para

Të fundit nga

ShkoLartë