Qarku kryesor i Michigan certifikon rezultatin e zgjedhjeve

Qarku më i madh i Miçiganit certifikoi unanimisht rezultatet e zgjedhjeve presidenciale pas një bllokimi të republikanëve që kërcënoi përkohësisht miratimin zyrtar të fitores së demokratit Joe Biden në këtë shtet.

Bordi Zgjedhor i Qarkut të Uejnit veproi pasi votimi fillestar 2 me 2 u dënua nga demokratët dhe ekspertët e zgjedhjeve si një përpjekje e rrezikshme për të përmbysur vullnetin e votuesve.Bordi u mblodh pas disa ditësh padi gjyqësore të pasuksesshme të paraqitura nga republikanët dhe aleatët e Presidentit Donald Trump ndaj rezultatit të zgjedhjeve.

Ata kishin dalë me pretendimin se ka pasur manipulime gjatë procesit të numërimit të votave të hedhura jo fizikisht në një qendër votimi në Detroit. Por dy gjykatës thanë se këto pretendime nuk ishin të mbështetura në prova dhe vendosën kundër ndalimit të procesit të numërimit të votave. Biden shënoi një fitore të thellë në qarkun e Uejnit, një bastion i demokratëve, duke marrë 33 për qind më shumë vota sesa Presidenti Trump. Sipas rezultateve jozyrtare ai ka fituar shtetin e Miçiganit me një diferencë prej 146 mijë votash. Zyrtarët partiakë fillimisht refuzuan certifikimin e rezultatit në këtë zonë të Detroitit, duke votuar në vija partiake 2 me 2.

Monica Palmer, anëtare republikane e bordit, tha se lista e votuesve të regjistruar në zona të caktuara të Detroitit nuk ishte e balancuar, që do të thotë se numrat e votuesve të regjistruar në disa qendra votimi nuk përputheshin me numrin e fletëve të votimit. Anëtari demokrat i bordit, Jonathan Kinloch reagoi duke thënë se mos certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve ishte një veprim “i pamatur dhe i papërgjegjëshm”, pasi sipas tij nuk bëhej fjalë për mashtrim. Sipas Kinloch, ishte absolutisht një gabim njerëzor.  “Votat e hedhura janë paraqitur në tabelën e rezultateve”, tha ai.

Ngjarja paraprake

Ferizaj në bojkot, kjo është arsyeja

Ngjarja e ardhëshme

“Do të zhdukim djalin”/ Kërcënohet prokurori i dorëhequr Ardian Nezha

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian