“Putini mund të rrisë pushtimin, por…”/ Inteligjenca amerikane tregon prapaskenat e luftës në Ukrainë: Ja çfarë pritet të ndodhë

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin mund të dyfishojë pushtimin e tij në Ukranë, por do ta ketë shumë të vështirë që t’i mbajë këto territore të pushtuara dhe të instalojë një regjim pro rus, raporton Politico.

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines tha se pushtimi i Rusisë deri më tani ka “vazhduar në përputhje me planin që ne vlerësuam se ushtria ruse do të ndiqte – vetëm se ata po përballen dukshëm më shumë rezistencë nga ukrainasit nga sa prisnin dhe duke hasur në mangësi serioze ushtarake.”

“Megjithëse mbetet ende e paqartë nëse Rusia do të ndjekë një “plan maksimalist për të kapur të gjithë ose pjesën më të madhe të Ukrainës”, tha Haines.

Ai shtoi se një përpjekje e tillë do të ishte kundër asaj që komuniteti i inteligjencës amerikane vlerëson se “ka të ngjarë të jetë një kryengritje e vazhdueshme dhe e rëndësishme ” nga forcat ukrainase, të cilat kanë dëshmuar aftësitë e tyre gjatë ketyre diteve te pushtimit rus.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dy përbërësit që çdo marrëdhënie i ka të nevojshëm për të qëndruar e ekuilibruar

Story i radhës

Katapultimi brrylor i Hashim Thaçit në politikë!

Të fundit nga