Putini ka planifikuar një udhëtim në një vend që është i detyruar të zbatojë një urdhër-arresti

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër-arresti për presidentin Vladimir Putin dhe komisioneren presidenciale të Rusisë për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseyevna Lvova-Belova. Në një deklaratë, ICC tha se ka baza të forta për të besuar se lideri rus ka  përgjegjësi penale për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe atë të transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve).

Moska ka reaguar shumë shpejt lidhur me publikimin e lajmit. Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov pretendoi se Moska nuk e njeh juridiksionin e gjykatës penale ndërkombëtare në Hagë.

“Ne nuk e njohim këtë gjykatë; ne nuk e njohim juridiksionin e tij”, tha zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov. Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova është shprehur se ky vendim është i papërfillshëm nga Rusia dhe nuk ka asnjë kuptim edhe nga pikëpamja juridike. “Vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale nuk kanë asnjë kuptim për vendin tonë, edhe nga pikëpamja juridike. Rusia nuk është palë e Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk ka asnjë detyrim sipas tij”, tha ajo.

Prishen planet e Putinit

Urdhri i arrestit mund ta pengojë Putinin të largohet nga Rusia, sipas një specialisti ndërkombëtar penal. Toby Cadman tha se megjithëse mund të ketë “frikë dhe ngurrim”, shtetet e tjera kanë përgjegjësinë të dorëzojnë zotin Putin nëse ai hyn në territorin e tyre.

Sipas tij, është e vështirë që Putini të gjendet në bankën e të akuzuarve, por ky është fillimi i një numri të madh akuzash që do të pasojnë, për krime lufte.

“Guardian” raporton se burimet e saj në Gjykatën Penale Ndërkombëtare thanë se është “shumë e pamundur” që Vladimir Putin të udhëtojë në ndonjë vend që aktualisht mbështet Ukrainën. Nëse e bënte këtë, rrezikon arrestimin, theksuan ata. Republika e Afrikës së Jugut (JAR) është e detyruar ligjërisht të ekzekutojë urdhrin e arrestit për presidentin rus Vladimir Putin gjatë vizitës së tij të planifikuar në vend në gusht për konferencën BRICS. Afrika e Jugut është në mesin e 118 vendeve që kanë ratifikuar Statutin e Romës të ICC-së dhe për këtë arsye do të kishte një detyrim ligjor për të zbatuar urdhrin e arresti.

Nëse Putini do të marrë pjesë në konferencë pas lëshimit të urdhrit, duke pasur parasysh vështirësinë diplomatike që do të paraqiste për një vend me të cilin Moska ka një aleancë të gjatë, tani duket të jetë në dyshim.

Pse Haga lëshoi urdhër-arresti për Putinin?

Në një deklaratë, ICC-ja deklaroi se ka “baza të arsyeshme” për të besuar se lideri rus “mbart përgjegjësi penale” për “krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga territoret e okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse” në territorin e okupuar të Ukrainës. Raportet u shfaqën fillimisht pranverën e kaluar se fëmijët ukrainas në territorin e pushtuar po çoheshin në Rusi dhe madje po birësoheshin nga familjet ruse.

Rusia i ka paraqitur veprimet e saj si një mision humanitar për të shpëtuar fëmijët ukrainas nga lufta. Por Ukraina e ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe i ka përshkruar veprimet e saj si krim lufte. Shumica dërrmuese e fëmijëve ukrainas të marrë nga Rusia janë nga zonat e pushtuara të Ukrainës jugore dhe lindore: Rajoni Kherson, rajoni i Kharkiv, rajoni i Zaporizhzhia, rajoni i Donetsk dhe Luhansk, si dhe një zonë e vogël e rajonit të Mykolaiv.

Rusia ka pranuar se mban të paktën 1,400 fëmijë ukrainas, të cilët i përshkruan si jetimë, megjithëse tha se të paktën 2,000 kishin udhëtuar në Rusi të pashoqëruar. Por sipas Kievit janë rrëmbyer afro 16 mijë fëmijë. Për më tepër, disa qindra fëmijë nga territoret e pushtuara mbeten në Rusi pasi morën pjesë në kampet e “riedukimit” me pëlqimin e prindërve të tyre, por më pas nuk u kthyen.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Temperatura për plazh në mars, njihuni me parashikimin e motit për sot

Story i radhës

Moti sot me diell dhe relativisht ngrohtë

Të fundit nga