Putini: Gazi rus tani duhet të paguhet në rubla

Në të ardhmen, klientët në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së do të duhet të paguajnë në rubla për dërgesat e gazit nga Rusia. Presidenti rus Vladimir Putin udhëzoi qeverinë të ndalojë pranimin e pagesave në dollarë ose euro, shkruan BBC transmeton “Bota sot”.

Dërgesat do të vazhdojnë të jenë plotësisht të garantuara, siguroi shefi i Kremlinit në një video-konferencë të qeverisë që u transmetua në televizionin shtetëror.

Pagesa për mallrat ruse në valutë të huaj ka humbur kuptimin e saj. “Shtetet jomiqësore” që Rusia i ka futur në listën e zezë janë prekur.

Këtu përfshihen Zvicra dhe të gjitha vendet e BE-së, por edhe SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania e Madhe.

Njoftimi forcoi menjëherë monedhën ruse, e cila është nën presion masiv. Banka qendrore dhe qeveria ruse kanë tani një javë kohë për të përcaktuar modalitetet për kalimin nga pagesat e këmbimit valutor në pagesat në rubla, tha Putin.

Vetë Perëndimi ka zhvlerësuar monedhat e tij duke ngrirë asetet ruse jashtë vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​5 arsye të gabuara për t’u martuar

Story i radhës

Të moshuarit nga e premtja kanë të drejtë për katër ditë transport falas

Të fundit nga