Putin “zbret” në terren, u jep direktiva gjeneralëve për luftën

Presidenti rus Vladimir Putin është duke u dhënë direktiva gjeneralëve në terren, raporton CNN.

Sipas dy burimeve të njohura me inteligjencën amerikane dhe perëndimore që folën për CNN, urdhrat e drejtpërdrejta nga Putin për gjeneralët “lënë të kuptohet për strukturën jofunksionale të komandës” që ka prekur forcat ruse në fushën e betejës.

Burime të tjera që janë të njohur me inteligjencën amerikane i thanë CNN se ka mosmarrëveshje të rëndësishme mbi strategjinë me liderët ushtarakë që luftojnë për të rënë dakord se ku t’i përqendrojnë përpjekjet e tyre në Ukrainë.

Për më tepër, një zyrtar i lartë i NATO-s i tha medias amerikane se zyrtarët e lartë në Moskë po luftojnë për të fajësuar për pengesat e Rusisë në luftë.

“Zyrtarët e Kremlinit dhe ekspertët e medias shtetërore kanë diskutuar me zjarr arsyet e dështimit në Kharkiv dhe në mënyrë tipike, Kremlini duket se po përpiqet të largojë fajin nga Putini dhe te ushtria ruse”, tha zyrtari.

Story i mëparshëm

Fëmija rus dëgjohet duke qarë derisa babai i shkon si rezervist ushtarak në Ukrainë

Story i radhës

Mos i prisni kurrë këto gjëra nga një burrë pa karakter!

Të fundit nga