Putin tregon arsyen se pse nuk e ka uruar Bidenin për fitoren në SHBA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin beson se ka probleme në sistemin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas tij, kjo ishte absolutisht e qartë për të gjithë botën, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Putinit, vetëm amerikanët mund ta vlerësojnë
legjitimitetin e zgjedhjeve në SHBA.

“Ju e shihni, nëse autoritetet janë legjitime ose jo, vetëm
amerikanët mund ta vlerësojnë atë” tha Putin në një intervistë për kanalin
televiziv Russia-1.

Ai po ashtu tha se të metat e sistemit zgjedhor amerikan
mohojnë të drejtën e Shteteve të Bashkuara për të akuzuar ndonjë vend tjetër
për rregulla të këqija zgjedhore, dhe theksoi se Moska kundërshton ndërhyrjen
në punët e brendshme të Amerikës, ndërsa akuzoi se Washingtoni zyrtar po e bën
pikërisht atë.

“Shikoni zgjedhjet. Ata nuk lejojnë vëzhguesit të afrohen më
pak se 7 metra”, tha Putin, duke theksuar përsëri se kjo është çështje e
brendshme e SHBA-së.

Ai gjithashtu shpjegoi se pse nuk e ka uruar ende
presidentin e zgjedhur, Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Sipas tij, është e nevojshme të pritet që të gjitha çështjet
ligjore dhe procedurat të mbyllen, ndërsa tha se mungesa e një urimi zyrtar në
këtë kohë për presidentin e ri të SHBA-së nuk do t’i dëmtojë marrëdhëniet me kryeqytetin
amerikan.

“Ne e respektojmë presidentin aktual Donald Trump dhe
kandidatin për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden dhe nuk kemi asnjë
problem me këtë”, tha presidenti rus, duke kujtuar se shumë liderë e kishin
përgëzuar Hillary Clintonin në zgjedhjet e parafundit në SHBA, por në fund doli
se Donald Trump i kishte fituar zgjedhjet.

“Ne do të bashkëpunojmë me secilin kandidat që e ka fituar
besimin e shumicës së popullit amerikan”, tha Putin duke përsëritur se nuk ka
qëllime të fshehura të Moskës ose pak a shumë favorizim për njërin ose tjetrin kandidat
për Shtëpinë e Bardhë.

“Ne jemi vetëm duke pritur derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe trazirat politike në Amerikë”, përfundoi Putin. /Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Të burgosurit në Idrizovë druajnë nga Covid-19, kërkojnë testim masiv

Ngjarja e ardhëshme

Marotta e pranon që Eriksen mund të largohet nga Interi

të fundit nga