Putin rikthehet në Bjellorusi pas 3 vitesh, takon Lukashenkon mes rritjes së tensioneve në rajon

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar në Bjellorusi për të takuar liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, teksa frika rritet në Kiev se Moska po shtyn aleatin e saj më të afërt për t’iu bashkuar një ofensive të re kundër Ukrainës.

Në prag të takimit, i cili do të jetë vizita e parë e Putinit në Bjellorusi që nga viti 2019, Lukashenko tha se të dy liderët do të diskutojnë “situatën ushtarako-politike” në rajon si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Burri i fortë bjellorus, i cili mbikëqyri një goditje të dhunshme ndaj protestuesve antiqeveritar në vitin 2020, theksoi se “sovraniteti dhe pavarësia” e vendit të tij nuk ishin për debat, pasi vëzhguesit besojnë se vizita e Putinit shërben për ta tërhequr Bjellorusinë në luftën në Ukrainë.

“Unë do të doja të theksoja këtë veçori edhe një herë: askush, përveç nesh, nuk qeveris Bjellorusinë”, tha Lukashenko në një deklaratë të publikuar nga shërbimi i shtypit presidencial. “Ne gjithmonë duhet të dalim nga fakti se jemi një shtet sovran dhe i pavarur”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Policia sqaron raportimet lidhur me thyerjen e xhamave të disa lokaleve në veri të vendit – ja dyshimet e para!

Story i radhës

Na vjen keq, por deri më tani mund t’i keni veshur gabim reçipetat

Të fundit nga