Putin për herë të parë pas tensioneve me Ukrainën mbanë fjalim, ja si e fillon

(E plotësuar 20:09) – Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar vendimin e tij për pavarësinë e territoreve separatiste rusishtfolëse në Donetsk dhe Luhansk (Donbass) pas një takimi të Këshillit të Sigurimit rus për Ukrainën.

Sipas Reuters sic njoftoi zyrtarisht Kremlini, presidenti rus kontaktoi me homologun e tij francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Solz dhe i njoftoi ata për vendimin e tij për të njohur “në të ardhmen e afërt” pavarësinë e Donbasit, përkatësisht rajoneve lindore, Donetsk dhe Lugansk.

Sipas të njëjtit burim, si Parisi ashtu edhe Berlini shprehën zhgënjimin e tyre me vendimin e presidentit rus.

Analistët thonë se Vladimir Putin po “akumulon armë negociuese” si me praninë e ushtrisë ruse në kufirin me Ukrainën ashtu edhe me lëvizjen për të njohur pavarësinë e dy rajoneve, ku shumica dërrmuese e banorëve janë rusishtfolës. Sipas presidentit rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Kremlin, Putin dëshiron t’i ofrojë avantazhe negociuese ministrit të jashtëm rus.

—-

Presidenti rus Vladimir Putin po mban një fjalim tani nga Moska.

Putin e filloi fjalimin e tij duke diskutuar historinë, duke thënë se Ukraina moderne ishte “krijuar” nga Rusia, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Duke vazhduar diskutimin e tij për historinë, Putin kritikon ish-udhëheqësin komunist Vladimir Lenin, duke e quajtur atë “autor dhe arkitekt” të Ukrainës. Ai thotë se e ka “disfavorizuar” Rusinë.

***

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë një fjalim televiziv para kombit, kanë raportuar mediat shtetërore ruse.

Më parë është thënë se Putin do të vendosë të hënën nëse do të njohë apo jo “pavarësinë” e territoreve në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donetsk, të cilat janë nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska.

Deklarata e Putinit ka ardhur gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë më 21 shkurt në Moskë, pas kërkesave që i janë bërë atij nga liderët separatistë të dy rajoneve në disa video të sinkronizuara.

Kjo gjë mund të jetë vendimtare për Evropën, teksa Kievi dhe liderët e Perëndimit paralajmërojnë se një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë shpejt.

Perëndimi thotë që më shumë se 150,000 trupa ruse gjenden afër kufirit të Ukrainës.

Kievi i është përgjigjur njoftimit të Putinit duke thënë se “e gjithë bota” është duke shikuar veprimet e Moskës për njohjen e grupeve të stilit të vet dhe se “secili i di pasojat”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka vënë në dukje “shumë emocione”, mirëpo ka thënë se “pikërisht tani duhet të fokusohemi në përpjekjet për ulje të tensioneve. Nuk ka rrugë tjetër”.

Më herët gjatë ditës, Kuleba ka thënë se u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mblidhen për të diskutuar të ashtuquajturin memorandum të Budapestit, “për të diskutuar veprime urgjente me qëllim të uljes së tensioneve”, bashkë me “hapa praktikë për të garantuar sigurinë në Ukrainë”.

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter, ka thënë se nëse Rusia njeh pavarësinë e rajoneve ukrainase, kjo gjë do të ishte “e mjerueshme” dhe duhet të dënohet.

Putin ka shtuar se nuk ka “asnjë perspektivë” për plan të paqes që t’i jepet fund konfliktit në lindje të Ukrainës, ku Kievi ka luftuar me separatistë të mbështetur nga Moska prej vitit 2014.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë javën e kaluar se beson që Putin të ketë vendosur për sulm dhe mediat në Shtetet e Bashkuara kanë raportuar se inteligjenca amerikane sugjeron se janë dërguar urdhra te komandantët taktikë të Rusisë.

Liderët separatistë kanë njoftuar për evakuime dhe mobilizime në ditët e fundit në zonat që kanë nën kontroll.

Në takimin e Këshillit të Sigurisë, që është transmetuar në televizion, Putin ka thënë se diskutimet aktuale nuk janë për të “shtuar”, zonat e kontrolluara nga separatistët në territorin rus.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka paralajmëruar më 21 shkurt “se ne presim që ata (të dërgojnë tanket ruse në kufi me Ukrainën) në orët apo ditët në vijim”.REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putin do t‘i adresohet kombit

Story i radhës

Si ta kuptoni që është koha e duhur për martesë?

Të fundit nga