Putin nuk përjashton tensione të reja nëse NATO zgjerohet

Presidenti rus Putin ka dhënë reagimin e tij ndaj lajmit se Finlanda dhe Suedia do të ftohen zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO.

Ai ka kundërshtuar vazhdimisht zgjerimin e aleancës ushtarake prej 30 anëtarësh, përcjell Bota sot.

Putin thotë se nuk përjashton tensione të reja me dy vendet nordike, sipas citimeve të transmetuara nga agjencitë ruse të lajmeve.

Ai shton se Moska do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse infrastruktura e NATO-s vendoset në Finlandë dhe Suedi.

Sa i përket luftimeve në Ukrainë, Putin citohet të ketë thënë se qëllimi i tij përfundimtar është të “çlirojë” të gjithë rajonin lindor të Donbasit.

Duke komentuar sulmin me raketa të së hënës në një qendër tregtare në Kremenchuk, Putin thotë se Rusia nuk godet objektivat civile.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dafina e quajti Ledrin “vëlla”, Kiara Tito: S’jam dakord!

Story i radhës

Facebook teston kanale audio të ngjashme me Discord

Të fundit nga