Putin: Nuk ka asgjë që ne nuk mund të zgjidhim, nuk jemi fajtorë për rritjen e çmimeve

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se “njerëzit do ta kuptojnë se nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.

Duke folur për sanksionet e vendeve perëndimore që ai i quan “hapa jomiqësorë” kundër Rusisë, Putin tha se “Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve”.

Putin tha se Moska po vazhdon të eksportojë naftë dhe gaz, duke përfshirë përmes Ukrainës, ku Kremlini dërgoi trupa tre javë më parë, duke nxitur një valë sanksionesh të kushtueshme perëndimore.

“Ne po respektojmë të gjitha detyrimet tona për sa i përket furnizimit me energji”, tha Putin gjatë një takimi të qeverisë mbi pasojat e sanksioneve.

Ai shtoi se, “edhe sistemi i transportit të gazit në Ukrainë është 100 për qind i mbushur sipas kontratave”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë “është më keq se një krim, është një gabim”

Story i radhës

Si ta kuptoni që keni të bëni me një vend toksik pune pa aplikuar ende aty

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish