pusteci kremton krishtlindjen pakica maqedonase feston sipas kalendarit julian 677d5895e1ba1

Pusteci kremton Krishtlindjen/ Pakica maqedonase feston sipas kalendarit Julian

January 7, 2025
1 minut lexim

Pustec, 7 janar – Megjithëse pjesë e Kishës Autoqefale shqiptare, kisha e Pustecit, ku jeton komuniteti maqedonas, festat dhe ritet fetare, i organizon sipas traditës së vjetër, që kanë për bazë kalendarin Julian.

Në bashkinë e Pustecit me 9 fshatrat e saj, këtë të martë u kremtuan Krishtlindjet. Që prej mëngjesit, besimtarë të ndryshëm iu drejtuan Kishës, në qëndër të bashkisë, për të kryer lutjen tradicionale dhe ndjekur meshën e rastit. Prifti që kryesoi meshen, At Aleksi, në mesazhin e tij uroi të gjithë besimtarët.

Urimin e përcolli dhe kreu i kësaj bashkie, Pali Kolevski.

Banorët e Pustecit, këtë festë e kremtojnë me familjet e tyre në drekën tradicionale, duke vijuar traditën me gatimet e zonës.

Kalendari Julian, që në Shqipëri njihet ndryshe si “kalendari alla turka”, ka një diferencë prej 15 ditësh nga kalendari Gregorian.

Megjithëse në vitin 1930 edhe Turqia u radhit me kalendarin Gregorian, në disa kisha, kryesisht në botën sllave, vijuan shërbesat sipas kalendarit të vjetër.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

dash paralajmeron zgjerimin e listes se zeze me persona te fuqishem 677d57e1334ee
Story i mëparshëm

DASH paralajmëron zgjerimin e Listës së Zezë me persona të fuqishëm!

aksident ne lushnje makina del nga rruga dhe perfundon ne kanal lendohen babe e bir 677d5d81e903f
Story i radhës

Aksident në Lushnjë! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, lëndohen babë e bir

Të fundit nga

Mot më i butë parashikohet për fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të
ShkoLartë