Pusi ku vdiq 5-vjeçari ishte hapur nga babai i tij për këtë arsye

Një 5-vjeçar Rayan Oram, u bllokua për ditë të tëra në pus, ka pastaj edhe vdiq.

Ndërkohë së fundmi mediat e huaja, kanë raportuar se pusin që ra i mituri e për pasojë humbi dhe jetën e kishte hapur i ati.

Mësohet se babai i Rayan, hapi pusin në përpjekje për të gjetur ujë në mënyrë që ai të mund të kultivonte kanabis ose marijuanë. 

Puse të tilla, shumë më të thella, mbulojnë rajonin e thyer të Rifit, të gërmuar nga fshatarët që kanë nevojë për ujë për bimët e tyre të kanabisit, shkruajnë mediat e huaja.

Rënia në pus e Rayan tërhoqi vëmendjen e botës gjatë pesë ditëve përpjekjesh të zymta, por të kota për të shpëtuar djalin e vogël. Qindra marokenë vëzhguan ndërsa punonjësit e shpëtimit hapën një gropë paralele për të nxjerrë fëmijën nga pusi 32 metra i thellë.

Pavarësisht pesë ditë përpjekjesh, Rayan u gjet i vdekur në pus.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja do të investojë mbi 150 miliardë euro në Afrikë

Story i radhës

Zbuloni se çfarë është kënaqësia: Nëse jeni shumë të lodhur për seks, pozicioni i “malit magjik” është ideal për ju

Të fundit nga