Pushtimi rus ndaj Ukrainës i nxori në pah planet e “Ballkanit të Hapur”

Vuçiq: “Serbia kur do i përpinë Dardaninë( Kosovën) dhe Shqipërinë”

Pasi i klasifikon si vende armike, ai pastaj mëshirohet dhe deklaron: “vëllezërit shqiptarë”, nuk do t’i lëmë të vdesin nga uria, do t’iu eksportojmë grur.

Rama në krye të qeverisë, Rusia nuk do t’i bie Shqipërisë më se Serbisë.

I gjithë ai ngulm dhe angazhim rreth Ballkanit të Hapur, ide e Rusisë dhe Serbisë me qëllime të caktuara, tanimë më në fund të zbuluara lakuriq, ishte përcaktimi i shteteve ballkanike, ato që e pranuan formimin e një mini-Evrope të kontrolluar nga Rusia përmes Serbisë në bashkëpunim me Shqipërinë, me vazalin dhë kuislingun shqiptar të pa përmirësuar, Edvin Kristaq Rama.

Argati i Serbisë dhe Rusisë, gënjen popullin duke i mashtruar se nga “BE-ja po më vijnë SMS-a duke i thënë këtij se protestat e vendeve anëtare të NATO-s, i shkojnë në favor Rusisë. Gënjeshtër dhë hipokrizi.

Vuçiq dhë Rama, pa marrë parasysh deklaratave të tyre ambiguiste, sigurt u ulen në fotelën e Kremlinit dhe në prehrin e Putinit.

Sado që Rama e gënjën opinion shqiptar të Shqipërisë se e ka përkrahjen nga Brukseli, është mashtrim dhe zhgënjim për Evropën dhe SHBA-në.

Eurodeputetja, Viola Von Cramon, ia bënë të ditur Ramës se nuk e përkrah Ballkanin e Hapur pasi nuk është në përputhje me Marrëveshjen e Berlinit pasi në të duhet të marrin pjesë vetëm shtetet e barabarta. Pra, Dardania për të qenë e barabartë, së pari duhet të njihet nga Serbia, përderisa shtetet tjera si, Kroacia, Mali i Zi dhe B e H, nuk duan të jenë pjesë e një ngrehine artificiale ku fjalën kryesore do ta ketë Serbia, për t’i mbrojtur interesat e Rusisë dhe Serbisë dhe kështu të kontrollohet Ballkani Perëndimor duke e eliminuar BE-në dhe zëvendësuar me Ballkanin e Hapur, një mini-Evropë sipas diktateve ruso-serbe, gjithnjë sipas këtyre të fundit, “për interesa ekonomike, lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, për të krijuar stabilitet politik e ekonomik”.

Që, në realitet, është pushtim i të dy shteteve shqiptare, në rend të parë, realizimi i ëndrrës shekullore, dalje në detin Adriatik në mënyrën shumë të thjeshtë, duke ia mundësuar Rusisë dhe Serbisë, pothuajse blerjen e rivierës shqiptare të Adriatikut dhe kontrollimin e fuqisë ekonomike e cila me vete bartë edhe fuqinë, politike e ushtarake.

Të rreshtohesh sot në anën e Vuçiqit i cili organizon demonstrata në përkrahje të Putinit, një kriminel i cili, ashtu sikur Millosheviqi në Dardani, vrau dhe shkatërroi çdo gjë që qëndron mbi tokë, duhet të jesh, idiot, i çmendur ose edhe më realja në këtë rast, tradhtar kombëtar dhe i shitur.

Rusia, bombardon, popullatën civile nëpër sheshe e bulevarde, ndërtesa e spitale, çerdhe dhe institucione shkollore.

Deri më tani, u shpërngulen gati 3 milionë qytetarë, gra, fëmijë, pleq e të hendikepuar. Të tjerët mbeten nëpër qytete dhe fshatrat për rreth, duke qëndruar dhe ngulur këmb për t’i dal zot atdheut kundër një soldateske e dirigjuar dhe e komanduar nga një diktator maniak, duke i dërguar në luftë të pa kuptimt të rinjët rus të cilët, kur zihen rob dhe shumë prej tyre dorëzohen, deklarojnë se nuk ua kanë treguar të vërtetën dhe nuk kanë ide se përse luftojnë dhe qëllimi i kësaj lufte e cila po merr qindra mijëra jetëra të njerëzve, në një okupim të një lufte të pakuptimt.

Prandaj, me qindra ushtarë rusë po dezertojnë dhe po zihen rob, ndërsa, ukrainasit në anën tjetër, atyre ua mundësojnë që t’u lajmërohen familjarëve të tyre, dhe, në të njëjtën kohë qytetarët ukrainas iu bëjnë thirrje që të vijnë dhe t’i marrin bijtë e tyre.

Tani, mund ta merrni me mend dallimin në mes të agresorit, në këtë rast Rusisë dhe në anën tjetër një populli që ka ndjenja njerëzore e humane ndaj njeriut.

Tani edhe kur Vuçiq deklaron se Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO, dhe përkundrazi do mbrojë vetë tokën dhe hapësirën e saj ajrore, do të ruajmë fëmijët dhe ardhmërinë tonë pasi kemi mjaft ushtarë.

Ky, bile “është i sinqertë” dhe po tregon se, nuk çan kokën për Evropën, Amerikën dhe, përfundimisht NATO-n, fuqia më e madhe dhe më e përgatitur udhtarake në rruzullin tokësor.

Nëse merret thënia filozofike e të parëve tanë që thuhet për Oso Kukën në “ Lahutën e Malësisë” se, trimi i mirë, kurrë nuk ngutet, prej trimërie e jo prej tute, atëherë, edhe shteteve perëndimore të bashkuara në forcën e përbashkët ushtarake të NATO-s dhe të tjerëve që janë të gatshëm t’i bashkangjiten me gjithë kërcënimet e Rusisë, po tentojnë që t’i thërrasin ndërgjegjes dhe humanizmit që ky njeri në krye të Rusisë, mos ta kërcënojë njerëzimin me përdorimin e armëve nukleare që do të vdisnin me miliarda njerëz. Një gjë është e ditur se, qenit të çartur, po i ike kur të sulmon, do të zë dhe të hajë.

Atij, pra, qenit të çartur, duhet qëndruar përballë tij dhe, kur fillon ta ulë bishtin, duhet sulmuar dhe shkatërruar.

Putin, është i vetëdijshëm se, NATO-ja është më e fortë edhe se Rusia bashkë me Kinën në aspektin ushtarak ndërsa, edhe në atë ekonomik, ani pse Kina e ka një përparim të theksuar.

Edvin Kristaq Rama, edhe pas qëndrimeve të qarta të Serbisë se nuk dëshiron të jetë pjesë e NATO-s, njëherit edhe e BE-së, si mundet ky njeri t’i qëndrojë besnik Serbisë- Rusisë dhe t’i zbatojë politikat rreth Ballkanit të Hapur që tani u kuptua haptas, që në vend se Shqipëria, ta refuzojë ndihmën e Serbisë për furnizim me grurë, ndërsa, cila deputete e një vendi evropian kishte deklaruar se, edhe ajri po të më duhej, si shqiptar, nuk do ta pranoja nga Serbia, këtij nuk i hynë në kokën e një antishqiptari të përbetuar.

Kristaqit po i vjen keq për viktimat që po bijnë në Ukrainë dhe, aty pajtohem si çdo njeri normal. Por, si Edvin Kristaq Rama i harron viktimat e terrorit dhe gjenocidit serb në Dardani, plagët e të cilave ende janë të njoma.

Ky kuisling serb e tradhtar i kombit shqiptar, asnjëherë nuk qe në gjendje në tubimet me karakter kombëtar, ta zë në gojë familjen heroike e emblematike të Jasharajve në krye me Komadantin Legjendar Adem Jashari.

Për turpin e tij të madh, ai, ia mbuloi bustin me rastin e vizitës së Vuçiqit në Shqipëri.

Pra, a mund të konkludohet se, Kristaqi është i shantazhuar nga Putini që të jetë krah i djathtë i Vuçiqit dhe kundër BE-së, për “të pritur ditë të mira”. Une do të thoja të pushtimit dhe robërisë.

Prandaj, pasi e ka siguruar se Kristaqi do t’i rri besnik, Vuçiqi “nuk do të lejojë që shqiptarët të vdesin urie”. Do që të vret me bukë në gojë, pasi shqiptarët do t’i përbijë me një kafshat.

Evropa është para një sfide historike e imponuar nga Rusia e Putinit të cilës, vetëm të bashkuar dhe të vendosur, mund t’ia ndalin aspiratat të zgjerimit të Perandorisë. Se me aventurë për ta zaptuar tërë Evropën dhe ta ndërrojë konfiguracionin politik botëror në favor të shtetev socio- komuniste.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se duhet bashkuar që ta bëjnë të mundshëm dështimin e presidenti rus, Vladimir Putin, në Ukrainë.

Sipas kësajë i bie që, në fakt Evropa po mbrohet në Ukrainë.

Johnson ma tej shtoi se, nuk do të jenë historianët ata që do të na gjykojnë, por populli i Ukrainës. Ai, pastaj propozoi gjashtë pika, si vijojnë:

1. Mobilizimi i një koalicioni humanitar ndërkombëtar

2. Mbështetja e Ukrainës për vetëmbrojtje

3. Rritja e presionit ekonomik mbi regjimin e Putinit

4. Parandalimi i zvarritjes së normalizimit të asaj çka Rusia është duke bërë në Ukrainë

5. Ndjekja e një rruge diplomatike për depërshkallëzimin me pjesëmarrje të plotë nga qeveria legjitime e Ukrainës

6. Fillimi i një kampanje të shpejtë për forcimin e sigurisë së hapësirës euroatlantike.

Në ketë situatë të brishtë të sigurisë së Evropës, Ballkanit dhe shteteve veç e veç, ku qëndron Republika e Dardanisë në aspektin e sigurisë, unitetit kombëtar dhe institucional?

Fatëkeqësisht, opozita me mjete të paguara për mjetet e (dez) informimit përmes (b)analistëve, po ashtu të paguar e të dërguar të partive politike, po zhvillojnë një luftë psikiko-subverzive e propagandistike kundër qeverisë dhe qytetarëve në fazën më të ndjeshme dhe të bujshme të luftës kundër korrupsionit e instaluar dhe e pa trazuar qe 22 vite nga klanet mafiozo- politke e koalicioneve të natës në qeveri.

Të vetmen rrugë për t’i shpëtuar përgjegjësisë është në mendjen e tyre, të destabilizohet vendi në momentet më të ndjeshme të sigurisë.

Kësaj i thonë, të lutesh e të punosh siç thotë populli, për të bërë zoti kahre, kur të jesh më së ngushti.

Hafiz Shala

New York

15 mars 2022

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Musk përqesh liderin çeçen: Nëse ki frikë, unë do ta përdor vetëm dorën e majtë

Story i radhës

Mbi 3 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina

Të fundit nga