Pushimet verore të evropianëve në rrezik nga Covid, ekspertët kërkojnë rikthimin e maskave

Pushimet verore të evropianëve mund të jenë në rrezik pasi rastet e reja me Covid vazhdojnë të rriten çdo ditë e më shumë. Anglia, Spanja, Franca, Gjermania, Greqia dhe Italia janë ndër vendet evropiane që aktualisht shënojnë një rritje të rasteve. Shpërthimet janë falë përhapjes së nën-varianteve Omicron BA.4 dhe BA.5, që mendohet të jenë më infektive se soji BA.2.

Disa zyrtarë të shëndetësisë po bëjnë thirrje për kthimin e maskave të fytyrës pasi kanë frikë se mund të rikthehen kufizimet për udhëtimet ndërkombëtare. Vendet e tjera mund të rifusin kufizime për mbërritjet nga Britania dhe kompanitë e transportit ka të ngjarë të shohin një rritje të mungesës së stafit me më shumë njerëz të sëmurë me virusin dhe Covidin e gjatë.

Profesori britanik Martin McKee ka deklaruar se pushuesit po përballen me një verë pasigurie. Ai tha se ka shumë pasiguri mbi nivelet e infeksionit pasi shifrat aktuale mund të ndryshojnë pas pushimeve.

Qeveritë mund të pretendojnë se gjithçka është mirë, por kam frikë se shumë shpejt virusi do t’u tregojë atyre se e kanë gabim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thellohet afera e incineratorëve në Shqipëri

Story i radhës

Pedofili nga Shkodra arrestohet nga policia për ngacmim seksual

Të fundit nga