Punonte gazetare terreni, kush është mbretëresha e njohur që dikur ishte e martuar me pedagogun e letërsisë

Që kur u bë anëtare e familjes mbretërore spanjolle, Mbretëresha Letizia ka fituar fansa në mbarë botën.

Ajo u bë e famshme në vitin 2004 kur u martua me Princin Felipe, djalin e vetëm të Mbretëreshës Sofia dhe Mbretit Juan Carlos. Çifti kishin arritur ta mbanin larg syrit të publikut lidhjen e tyre deri në shpalljen e fejesës.

Natyrisht, Letizia nuk është e panjohur për publikun pasi prej vitesh punonte si gazetare dhe kishte një prezencë të fortë televizive. Ajo kishte punuar në dy kanalet më të mëdha në Spanjë në 24 Horas dhe Telediario 2. Në vitin 2000 ajo mbuloi zgjedhjet presidenciale në Uashington dhe në 2001 sulmin terrorist në Kullat Binjake. Në vitin 2003 ajo raportoi për luftën në Irak.

Image

Mbretëresha Letizia dhe Mbreti Felipe

Martesa e saj e parë

Dasma mbretërore me Mbretin Felipe ishte e dyta e Letizias. Ajo u martua për herë të parë në gusht 1998, me Alonso Guerrero Perez, një shkrimtar dhe pedagog i letërsisë në universitet. Një vit më vonë ata u divorcuan.

Takimi me Felipen

Mbretëresha Letizia dhe Mbreti Felipe u takuan në festën e një miku. Ajo kishte lënë punën e saj përpara se të shpallte fejesën e tyre në 2003. Pavarësisht se martesa e saj e parë ishte civile, Kisha Katolike lejoi Letitia të martohej me Felipe më 2 maj 2004. Sot ata kanë dy vajza së bashku, Princeshën Leonor, 17 vjeç dhe Princesha Sofia, 15 vjeç.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina mund të bojkotojë Lojërat Olimpike nëse rusët lejohen të marrin pjesë

Story i radhës

Mckennie pranë largimit nga Juventusi

Të fundit nga