punimet ne lagjen bazhdarhane ne prizren ne fazen perfundimtare 681213d785740

Punimet në lagjen Bazhdarhane në Prizren në fazën përfundimtare

April 30, 2025
1 minut lexim

Punimet për riparimin e rrugës në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit, të cilat kanë zgjatur rreth dy muaj, kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Kjo rrugë, që është një nga arteriet më të frekuentuara të qytetit, ka qenë burim shqetësimi për banorët për shkak të problemeve të mëdha në qarkullimin rrugor.

Sipas autoriteteve komunale, një nga arsyet kryesore të vonesës ka qenë pritja e pëlqimit nga ana e KEDS-it lidhur me ndriçimin publik dhe disa instalime elektrike. Sipas tyre, kjo vonesë ka ndikuar drejtpërdrejt në vazhdimësinë e punimeve dhe ka shtyrë afatin e përfundimit të projektit.

Pas tejkalimit të kësaj pengese, punimet kanë rifilluar me intensitet, dhe tashmë ndodhen në fazën përfundimtare. Pritet që shumë shpejt të përfundojë asfaltimi dhe rregullimi përfundimtar i rrugës, dhe trafiku në këtë pjesë të qytetit të kthehet në normalitet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

marta kos nderon viktimat e tragjedise se novi sadit 68121366a00f0
Story i mëparshëm

Marta Kos nderon viktimat e tragjedisë së Novi Sadit

IZET MEXHITI 2
Story i radhës

VLEN dënon ashpër paraqitjet e fundit te liderit te BDI-se Ali Ahmeti dhe ish Ministrit te puneve te jashtme Bujar Osmani

Të fundit nga

ShkoLartë