Punëtorët e ndërtimit gjejnë dy persona duke jetuar në një “shpellë” në Kaliforni

Punëtorët e ndërtimit kanë gjetur dy persona që jetonin në një shpellë të bërë nga njeriu në një qytet të Kalifornisë.

Punëtorët në qytetin e Vallejos po gërmonin vendin e një ure të vjetër kur dëgjuan zëra që vinin nga një argjinaturë aty pranë.

Punëtorët menjëherë telefonuan policinë dhe departamentin e zjarrfikësve, nga frika se dikush ishte plagosur. Sipas San Francisco Chronicle, “dhjetra policë, zjarrfikës dhe punëtorë shpëtimi nga Vallejo dhe agjencitë u bashkuan në urën e vjetër”.

Policia gjeti një shpellë 20 metra të gjatë, tre metra të lartë, të bërë nga njeriu, me dy persona brenda.

Dy personat u larguan nga aty dhe u dërguan në një vend që nuk është bërë i ditur.

Ngjarja paraprake

Pas disa orëve në palestër, në këtë gjendje përfundon Rita Ora

Ngjarja e ardhëshme

Lulzim Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian