Punëtorët e Lotarisë vazhdojnë protestën deri në miratimin e ligjit për Lotarinë

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton të gjitha mediat dhe publikun se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Gjithashtu sindikata paralajmëron se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.”

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre”, thekson sindikata.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Ngjarja paraprake

Gjatë kësaj jave do të mbaj mot i nxehtë dhe me vapë

Ngjarja e ardhëshme

SHBA: Vendimet në Iran mbi çështjet bërthamore vazhdojnë t'i takojnë Khameneit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian