Punëtorët e kafenesë gjejnë një piton të madh në tualet

Punëtorët në një lokal kafeje në Singapor u frikësuan kur shkuan për të hetuar një zhurmë në tualet dhe gjetën një gjarpër të madh që rrëshqiste.

Të dy punonjësit e kafenesë po punonin të shtunën gjatë natës për t’u përgatitur rreth masave të sigurisë ndaj COVID-19 të planifikuara të hyjnë në fuqi të dielën kur u tërhoqën në banjë nga zhurma.

Kur nisën hetimin, ata gjetën një piton të madh që rrëshqiste në tualet. Një nga punëtorët filloi ta xhirojë, ku ai duket se si eksploron rrethinat pasi kishte dal nga komodina.

Punëtorët bënë thirrje për ndihmë, por pitoni ishte zhdukur kur autoritetet mbërritën.

Ekspertët thanë se gjarpri në video është një piton i zakonshëm dhe jovenomoz, si dhe qe s’ka gjasa të paraqesë ndonjë rrezik për njerëzit.

Ngjarja paraprake

Ferdinand: Mohamed Salah nuk po merr meritat e duhura, është lojtar i madh

Ngjarja e ardhëshme

Capital T konfirmon publikisht lidhjen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian