Pula: Ajo që ndodhi dje në SHBA, s’ndodhi as gjatë luftës civile

Politologu Besnik Pula ka thënë se trazirat në Kongresin e SHBA-së nga mbështetësit e Donald Trump që synuan të ndalojnë certifikimin e Joe Biden president janë të paprecedenta në historinë e këtij shteti.

Madje, ai ka thënë se pamjet që erdhën dje nga SHBA s’u panë as gjatë luftës civile.

“Një gjë e tillë s’ka ndodhur asnjëherë në historinë amerikane, as edhe në luftën civile të shekullit XIX s’ka pasë sulm ndaj godinës së Kongresit amerikan. Kjo është një ngjarje tepër skandaloze dhe tepër prekëse”.

Megjithatë, Pula në Info Magazine ka thënë se kjo s’është krejt e befasishme derisa Donald Trump është president.

“Në anën tjetër, kjo nuk është edhe krejt e papritur sepse SHBA kanë një president i cili e ka nxitur këtë situatë dhe sulmin e djeshëm drejtpërsërdrejti. Kjo ka prodhuar një krizë politike mjaft të thellë që do të kërkojë kohë për t’u zgjidhur”.

A mund të vijë deri te shkarkimi i Donald Trump?

“Ka thirrje për aktivizimin e amendamentit 25 që kabineti mund ta shkarkojë presidentin. S’është e qartë nëse mund të ndodhë, por edhe nëse vendoset që të aplikohet, s’ka përkrahje për një vendim të tillë. Kabineti mund ta shkarkojë presidentin por ai mund të thotë që mund të udhëheqë dhe të dërgojë letër në Kongres. Është komplikuar. S’besoj që do të aplikohet për këtë periudhën dyjavore sa i ka mbetur Trumpit”.

Ngjarja paraprake

​Grealish i kushton shumë Man United

Ngjarja e ardhëshme

Vaksina anti-Covid, Brataj: Mund të japë efekte anësore, por nuk shkakton sëmundje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian