Publikohet video e re e rrëzimit të aeroplanit amerikan në det

Një video e postuar në rrjetet sociale gjatë fundjavës shfaqi avionin luftarak të marinës amerikane që muajin e kaluar shpërtheu në flakë derisa goditi kuvertën e fluturimit të anijes masive luftarake.

F-35C, luftaraku më i ri në flotën e marinës, shihet në një video monitor nga brenda USS Carl Vinson, i cili ishte në operacione në detin e Kinës Jugore kur aksidenti ndodhi më 24 janar.

Pamjet tregojnë dy kënde të incidentit nga kamera të veçanta dhe të dyja tregojnë avionin derisa i afrohet aeroplanmbajtësit.

Derisa avioni 100 milionë dollarësh i afrohet anijes, ekuipazhi dëgjohet duke bërtitur “Largohu, largohu”, në tentimit për të shpëtuar. Por, paralajmërimi për pilotin vjen shumë vonë për të shmangur rrëzimin.

Layton vuri në dukje se F-35 dukej se kishte probleme kontrolli në afrimin e tij ndaj transportuesit.

Kur ndodhi aksidenti piloti u hodh ndërsa nga përplasja mbetën të lënduar shtatë persona.

Ai ishte duke kryer operacione rutinë fluturimi kur ndodhi përplasja. Ata u hodhën në mënyrë të sigurt dhe u gjetën nga një helikopter ushtarak.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Studimi: Një filxhan çaji lehtëson stresin mendor të pandemisë

Story i radhës

Bastisje në një fshat të Shkupit! Gjenden armë dhe municione

Të fundit nga