Publikohet traileri i parë i Final Fantasy XVI, debuton në Verë të 2023

Nëse jeni një fans i Final Fantasy, sot është dita që keni pritur. Square Enix zbuloi disa informacione rreth Final Fantasy XVI së bashku me një trailer të luftimit që ngjan shumë me Final Fantasy VII Remake.

Në trailer shfaqen edhe disa përbindësha të fuqishëm të quajtur Dominants duke lënë të kuptohet se luftimi i tyre do të jetë në zemër të lojës.

Final Fantasy XVI u prezantua në Shtator të 2020-ës me një trailer të përgjakshëm duke premtuar të ofronte më shumë detaje një vit pas.

Nuk ndodhi asnjëherë dhe në Dhjetor të 2021 ekipi zhvillues i lojës tha se kjo e fundit ishte 6 muaj pas me zhvillimin për shkak të pandemisë së Covid-19.

Me zbulimin e sotshëm Square Enix siç duket është rikthyer brenda objektivave dhe synon të lançojë lojën në verën e 2023 për PS5. /GameWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE miraton paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë

Story i radhës

A mundet artileria perëndimore ta ndalë përparimin rus në Donbas?

Të fundit nga