Publikohet fotoja e 69-vjeçarit që shkaktoi tragjedinë në Paris!

Publikohet dëshmia e 69-vjeçarit francez, i cili vrau 3 emigrantë kurd dhe plagosi tre të tjerë në ngjarjen e rëndë regjistruar në Paris disa ditë më parë.

Sipas Daily Mail, William Mallet ka deklaruar përpara prokurorëve se i urren emigrantët dhe kishte dëshirë që t’i vriste.

“Unë gjithmonë kam dashur të vras emigrantët dhe të huajt që vijnë në Francë” – është shprehur Mallet përpara prokurorëve.

Gjithashtu është publikuar dhe fotoja e 69-vjeçarit, pak pas arrestimit nga ana e policisë në Paris. Siç shihet, fytyra e tij është e mavijosur dhe i gjakosur.

Kjo për shkak se disa persona ndërhynë për t’i larguar armën nga dora 69-vjeçarit, duke e dhunuar. Prej ditës së premte, Mallet është mbyllur në psikiatri, aty ku po merret ende në pyetje nga hetuesit.

Sipas prokurores së Parisit Laure Beçuau, Mallet kishte një ‘urrejtje patologjike’ ndaj emigrantëve dhe u tha detektivëve: ‘I urrej të huajt’.

Ndër të tjera, Mallet ka deklaruar se donte të kryente vetëvrasje.

“Para se të bëja vetëvrasje, gjithmonë kam dashur të vras emigrantë”– është shprehur ndër të tjera 69-vjeçari.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

OnePlus 11 debuton më 4 Janar por vetëm në Kinë

Story i radhës

Amir Rrahmani e merr një lajm të mirë në festat e fundvitit

Të fundit nga