Publikohen pamjet e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se fshati Stanytsia Luhanska është granatuar dhe u bëri thirrje vendeve aleate që të reagojnë.

“Fshati ukrainas Stanytsia Luhanska u granatua me armë të rënda nga territori i pushtuar i Donbasit. Infrastruktura është dëmtuar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve që ta dënojnë me shpejtësi këtë shkelje të rëndë të marrëveshjeve të Minskut nga Rusia në një situatë tashmë të tensionuar të sigurisë”, thotë ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, tha se ka folur me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel për “granatimet provokuese”, raporton The Guardian.

Michel po kryeson një takim urgjent të liderëve të BE-së për Ukrainën.

Korrespondenti i Indipendent në Moskë, Oliver Carroll, i cili ka raportuar nga të dyja anët e vijës së frontit në Ukrainën lindore, thotë se tre persona u plagosën nga bombardimi i një kopshti fëmijësh në rajonin e Donbasit.

Ai postoi në Twitter një video që tregon një hapësirë lojërash të shkatërruar.

Granatimet nga territori rebel ‘duken si provokim’, thotë burimi i qeverisë ukrainase.

Një burim i lartë i qeverisë ukrainase ka thënë se granatimet nga territori rebel në lindje të vendit janë “jo tipike” dhe “duken si një provokim”, raporton Reuters.

Më herët, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka monitoruar konfliktin e Donbasit prej vitesh, raportoi “incidente të shumta granatimesh” në Ukrainën lindore.

Zyrtarët ukrainas kanë publikuar fotografi të një kopshti për të cilët thonë se është dëmtuar nga bombardimet, ndërsa Kremlini e ka akuzuar Ukrainën se ka qëlluar e para.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix, Ilda Bejleri ka dy fjalë për Trixën

Story i radhës

T’ju uroj apo mos t’ju uroj (“)pavarësinë(“) e Kosovës?

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish