Publikohen listat e ekipeve universitare të Kosovës

Të hënën prej orës 12:00 në konviktet e Universitetit të Prishtinës do të mblidhen hendbollistët dhe hendbollistet e ekipeve universitare të Kosovës. Ata do ta prezantojnë vendin tonë në Kupën Botërore Universitare në Hendboll që prej 11 deri më 17 korrik mbahet në Prishtinë.

Federata e Hendbollit e Kosovës është partnere në këtë organizim masovik, ndërsa i takon e drejta e përzgjedhjes së ekipeve. Në përzgjedhjen dhe drejtimin e ekipeve janë angazhuar selektorët e Kombëtareve A të Kosovës, Bujar Qerimi te hendbollistët dhe Agron Shabani te hendbollistet. Ata do të udhëheqin ekipet universitare në fazën përgatitore e po ashtu gjatë garave.

Të gjithë lojtarët janë pjesë e hendbollit kosovar në një mënyrë apo tjetër e po ashtu studentë. Ka shumë reprezentues e po ashtu kandidatë për vend në Kombëtaret e Kosovës.

Ekipet universitare të Kosovës do ta kërkojnë suksesin në ngjarjen masovike.

Të kujtojmë që në Kosovë edhe më herët janë mbajtur ngjarje të mëdha të hendbollit. Dhe përshtypjet e pjesëmarrësve gjithnjë kanë qenë më të mirat. Njëjtë pritet të jetë edhe këtë herë në garën ku FHK-ja është partnere. Kupën Botërore Universitare në Hendboll e organizon Federata e Sporteve Universitare e Kosovës në bashkëpunim me FISU, Federatën Ndërkombëtare të Sporteve Universitare. Pritet pjesëmarrja e afro 500 sportistëve dhe zyrtarëve.

Ekipi i meshkujve:

Flakrim Beqiraj, Arti Luzha, Lulzim Shabani, Florian Rexha, Mali Luzha, Jon Muqolli, Festim Mustafa, Atdhe Basholli, Alban Haziri, Çlirim Rama, Shkelzen Samahodaj, Rikard Quni, Drenit Tahirukaj, Arbios Mushkolaj, Adonit Isufi dhe Arbër Neziri.

Ekipi i femrave:

Blerta Ahmetxhekaj, Venera Kafexholli, Rinesa Uka, Ardiana Prapashtica, Adelina Berisha, Elma Kameri, Natalija Milatovic, Lorena Matarova, Melisa Mulaj Tina Hetemi, Yllka Shatri, Luljeta Sopjani, Lorena Nikolla, Alma Nivokazi, Nurije Çekaj, Elisa Mulaj dhe Melike Ipçi,

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të kontrolloni nëse ai është njeriu i duhur për ju? Bëjini vetes 3 pyetje

Story i radhës

Rriten me 30% çmimet për pushuesit në jugun e Shqipërisë, fluksi i turistëve larg pritshmërive

Të fundit nga