Publicisti francez: Presidenti Erdoğan është “lider ndryshues i lojërave”

Shkrimtari i gazetës franceze L’Opinion, Jean-Dominique Merchet, theksoi se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në përleshjet në Libi dhe Kaukaz ka qenë “lider ndryshues i lojërave”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Merchet në videon e titulluar “Turqia në shekullin e 21: Në mendjen e Erdoğan-it” të publikuar në ueb faqen e gazetës, theksoi se Erdoğan i cili drejton vendin që nga viti 2003, me vite ka qenë zëri i një segmenti të shtypur në vend.

Duke theksuar se demokratizimi i Turqisë ka filluar në vitin 1945 kur nga sistemi njëpartiak ka kaluar në sistemin shumëpartiak, ai tha se grushtet e shtetit në historinë e vendit i kanë shkaktuar dëme demokracisë dhe stabilitetit.

Ai rikujton se në kohën kur Erdoğan është zgjedhur në vend është përballur me tutelë ushtarake, ndërsa potencon se në periudhën e tij demokracia ka pasqyruar në kutitë e votimit, ku humbja ndaj partive opozitare në zgjedhjet e fundit lokale në Stamboll dhe Ankara, është tregues i kësaj.

Më tutje publicisti shprehet se Turqia tregon vullnetarisht vullnetin për të qenë një pjesë e Evropës, duke shtuar se Turqia është një partner i rëndësishëm ekonomik për shumë vende evropiane ku jetojnë shumë shtetas turq.

Ai gjithashtu shprehet se pavarësisht përpjekjeve të vendosura të Turqisë që i vazhdon që nga vitet e 1950-ta Evropa ia ka mbyllur rrugët me arsyetime të ndryshme, ndërsa nënvizoi se shkaku i vërtetë i kësaj është se nuk dëshiron të inkuadrojë një vend që ka 80 milionë muslimanë.

Perëndimi ka humbur monopolin e fuqisë në botë

“Mbyllja e derës nga BE, hapi derën që Turqia të fokusohet në rajonin e vet të Lindjes së Mesme dhe Azisë”, u shpreh Merchet duke shtuar se megjithse i trondit disa francezë duhet të konsiderohet e arsyeshme prania e Turqisë në Afrikë, Turkish Airlines të jetë kompania që organizon më së shumti fluturime në kontinent.

“Perëndimi ka humbur monopolin e fuqisë në botë. Në kontinentin e Afrikës në periudhën e fundit përveç Turqisë edhe Kina, Rusia madje edhe Izraeli tregon prani”, tha ai.

Edhe pse në periudhën e fundit po përballet me probleme ekonomike, sipas Merchet, Turqia ka përparuar dukshëm në teknologjinë ushtarake. Ai thotë se falë dronëve pa pilot të Turqisë që kanë treguar sukses të madh në operacione, tërhoqi vëmendjen se do t’i zhvillojë edhe më shumë marrëdhëniet me vendet tjera.

Erdoğan-i ka një ushtri të fuqishme dhe aktive

“Sot presidenti Erdoğan ka një ushtri të fuqishme dhe aktive që mund ta vendosë në tryezë. Turqia është në një pozitë ku shfaq peshën e saj dhe gjendet si një aktor i fuqishëm në Libi, Siri, Kaukaz dhe vende të tjera”, tha Merchet.

Është kaq i fuqishëm sepse pas vetes e mori shumicën

Ai thotë se konservatorët si shumicë në Turqi, pavarësisht presioneve që kanë përjetuar gjatë viteve për praktikimin e fesë e deri në mbylljen e shkollave “imam hatip” e ndalesa e shamisë, kanë gjetur mundësinë për t’u shprehur me presidentin Erdoğan. “Erdoğan është kaq i fuqishëm sepse pas vetes e mori shumicën” u shpreh ai.

“Ndërhyrjet e tij ndryshuan lojën në Libi dhe Kaukaz, ushtarët ende janë në Siri, Turqia në përleshjet atje luan një rol kyç me mbështetjen e aleatit të saj, Rusisë”, theksoi publicisti francez, duke shtuar se Erdoğan doli në pah me guximin strategjik që tregoi dhe mjetet ushtarake që vuri në praktikë.

Merchet theksoi se asnjë udhëheqës turk nuk e ka ndryshuar vendin kaq thellë që nga Mustafa Kemal Ataturku.



. .

Ngjarja paraprake

Një shqiptar në formacionin më të mirë të Zvicrës

Ngjarja e ardhëshme

Salihu: Cili njeri nuk ia kishte vazhduar kontratën një personi të tillë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian