PSV ngec ndaj Feyenoordit

PSV Eindhoven humbi një mundësi për t’iu afruar Ajaxit kryesues, pasi nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi përballë Feyenoord. Këta të fundit gjetën golin e avantazhit në minutën e 15 të ndeshjes me anë të Berghuis.

Megjithatë vendasit reaguan mirë dhe pas disa mundësish, rikthyen baraspeshën me sulmuesin Malen në minutën e 38’. Pjesa e dytë ishte mjaft e luftuar dhe me raste shënimi për PSV-në, por topi nuk përfundoi në rrjetë dhe dy skuadrat u detyruan të kënaqen me nga një pikë.

Merr fitoren e tretë radhazi edhe Vitesse e Armando Brojës, që triumfoi me shifrat 1-3 në transfertën ndaj Utrechtit.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ishte titullar, por nuk arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje, ndërsa më pas u zëvendësua në minutën e 71-të.

Ngjarja paraprake

Kryemadhi nga Memaliaj: Zonë me potenciale në bujqësi e blegtori. Strategjia e Rilindjes shpopullimi dhe rrënimi

Ngjarja e ardhëshme

Ditë e zezë për Romën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian