psg vihen pas julian alvarez 66abfdc16b340

PSG vihen pas Julian Alvarez

August 1, 2024
1 minut lexim

Është padyshim një prej lotjarëve më të kompletuar sa i përket trofeve të fituar, por edhe ndër më të talentuarit e momentit.

“Ylli” argjentinas i “Qytetarëve” të Manchester City, Julian Alvarez është kthyer në një prej emrat më të lakuar në këtë merkato veres, ku prej kohësh tashmë pas tij janë vënë “gjigantët” e Spanjës, Barcelon e Atletico Madrid, por nuk mbaron me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për kartonin e 24-vjeçarit tashmë në garë kanë hyrë edhe “kollosët” francezë, të Paris Saint-Germain, me drejtorin sportiv të “Kuqebluve”, Luis Campos, që pritet të nisë së shpejti negociatat me “Qytetarët” anglezë, për tranferimin në “Parc des Princes”, të argjentinasit, i cili shihet si zëvendësuesi perfekt i Kylian Mbappe.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që sapo lamë pas, Julian Alvarez ka zhvilluar plot 54 paraqitje, me fanellën e Manchester City, ku ka arritur të shënojë plot 19 gola, si dhe të asistojë shokët e tij të skuadrës, në 13 raste të tjera e sa i përket trofeve veëm edicion e shkuar ka arritur të fitojë Superkupën e Evropës, Botërorin e Klubeve, si dhe trofeun e dytë të Premier League.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

skena apokaliptike nga kroacia shikoni se si duket nje park natyror pas zjarreve 66abfba525051
Story i mëparshëm

Skena apokaliptike nga Kroacia – shikoni se si duket një park natyror pas zjarreve

fytyrat e njerezve zhvillohen gradualisht per tiu pershtatur emrave te tyre thone studimet 66abfdfbb4bb9
Story i radhës

Fytyrat e njerëzve zhvillohen gradualisht për t’iu përshtatur emrave të tyre, thonë studimet

Të fundit nga

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

Mbrëmë, në një tubim madhështor në Haraçinë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmbylli takimet mobilizuese të partisë me një fjalim të mbushur me mesazhe të qarta për barazi, partneritet,
ShkoLartë