PSG vazhdon interesimin për Ronaldon

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano vazhdon të mbetet njëri nga dëshirat e mëdha të francezëve të Paris Saint-Germain.

Ronaldo u lidh me një largim këtë verë nga Juventusi, pas dështimit në dy vite radhazi për të lënë gjurmë në Ligën e Kampionëve.

Klubi evropian që u lidh më shumë me transferimin e tij ishte PSG, që e donte në Parc des Princes, por një transferim nuk u materializua.

Sipas mediumit Calciomercato, Paris Saint-Germain është ende i interesuar të nënshkruajë me Ronaldon.

Megjithatë, ylli i Portugalisë synon të përfundojë kontratën e tij me kampionët e Serie A dhe ardhja e Andrea Pirlos ka qetësuar çdo stuhi që po përgatitej.

As Zonja e Vjetër thuhet se nuk dëshiron ta shesë yllin e tyre portugez. 

Ngjarja paraprake

Drilon Lleshi zgjidhet kryetar i Federatës së Kajakut në Maqedoninë e Veriut

Ngjarja e ardhëshme

Bukuroshja serbe në Kosovë, e uron publikisht Haxhi Krasniqin! Këto janë fjalët drithëruese

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian