PSG konfirmon lëndimin e Neymar dhe sa do të mungojë ai

Sulmuesi do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme për parisienët, përfshirë edhe ndeshjen mysafir kundër Manchester United në Old Trafford

Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar do të jetë jashtë fushave deri pas ndeshjeve të Kombëtareve në nëntor pasi që pësoi një lëndim në ije.

28 vjeçari është duke u trajtuar në lëndimin e tij që e arriti në fitoren prej 2-0 në Ligën e Kampionëve të mërkurën kundër Instanbul Basaksehir por ai u largua nga ndeshje për shkak të lëndimit.

“Ne jemi të mërzitur”, tha trajneri Tuchel. “Ai ka një lëndim të vogël në muskulin aduktor të ijës së tij. Ai do të kthehet pas ndeshjeve të Kombëtare. Nuk mendoj që ai mund të luajë për Brazilin. Informacionet që unë kam ai do të kthehet vetëm pas ndeshjeve të Kombëtarëve”.

PSG do të luajë në tri ndeshje para se të luajnë Kombëtaret, fillimisht në Ligue 1 kundër Nantes të shtunën pastaj në ndeshjen kritike të RB Leipzig përsëri si mysafirë dhe të shtunën e ardhshme do të luajë në shtëpi kundër skuadrës në top-formë në Francë, Rennes.

Por a do të mungojë edhe kundër Manchester United, kjo mbetet të shihet pasi të përfundoj pushimi dy javor i ndeshjeve të Kombëtarëve për muajin nëntor.

Ngjarja paraprake

DJ Regard garon për çmimin “DJ i vitit 2020”, kështu mund ta votoni

Ngjarja e ardhëshme

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Prokurores së Durrësit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian