PSG kërkon të mos humbasë francezin

Haaland dhe Mbappe janë dy “yjet” e rinj në futbollin botëror që pritet të shkëlqejnë për të paktën një dekadë.

PSG kërkon të mos humbasë francezin, i cili kërkohet me ngulm nga skuadrat më të mëdha europiane.

Aktualisht, futbollisti është nën kontratë me kampionat e Francës deri në vitin 2022, por PSG po tenton me të gjitha mënyrat për të rinovuar kontratën.

Sulmuesi paguhet aktualisht 25 milionë euro në sezon, por “L’Équipe” shkruan se PSG ka gati kontratën e re me 30 milionë euro në sezon, një tjetër tentativë për të bindur 22-vjeçarin.

Pavarësisht humbjeve të mëdha që ka klubi për shkak të pandemisë që arrijnë deri në 240 milionë euro, drejtuesit janë gati të bëjnë një tjetër sakrificë për të mos e humbur sulmuesin.

Një gjë e tillë do të bëhet e mundur nëse dhe vetë Mbappe do të pranojë të qëndrojë në “Parc des Princes”. Francezi bashkë me Neymar konsiderohen si dy elementet kryesorë të projektit që ka Parisi.

Ngjarja paraprake

Mallkimi i mosleximit do të bjerë kobshëm mbi gjithë njerëzimin

Ngjarja e ardhëshme

Përfundon pa gola pjesa e parë ndërmjet Evertonit dhe Man Cityt

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian